KOSOVË + SHQIPËRI
Një komunitet, pa kufij.
KOALB është një hapësirë për njerëzit shqipfolës që e duan teknologjinë dhe gaming-un. Emri bashkon Kosovën dhe Shqipërinë; komuniteti është i hapur për shqiptarët kudo që janë.
Për ata që duan të mësojnë
Programues, administratorë sistemesh, inxhinierë rrjetash, entuziastë të pajisjeve dhe lojtarë: të gjithë kemi diçka për të mësuar dhe diçka për të ndarë.
Përvoja jote ka vlerë
Një pyetje e shpjeguar mirë, një udhëzim i provuar ose një përgjigje e durueshme mund t’ia ndryshojë ditën dikujt. Ky është komuniteti që duam të ndërtojmë.